Plehrat në Himarë, Rama: Çohem unë e zgjoj Jorgon nga gjumi . Të çohet vetë në 4 e t'i mbledhë me trastë

Kryeministri Edi Rama gjatë gjithë fjalës së tij nuk e hoqi nga goja kryebashkiakun e Himarës duke e marrë si shembullin më të keq të dështimit dhe keqmenaxhimit të mbetjeve.

“Jam dëshmitarë. Kur shkoj në Dhërmi. Një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë.  Sikur Jorgua, Gjergji të çohet vetë në 4 të mëngjesit dhe të merrte vetë rrugën me një trastë në dorë I mblidhte vetë ato por çohem unë më përpara se sa Jorgua e shikoj mbetjet.

Zgjoj Jorgon nga gjumi dhe vjen një dumdum, një lloj makinerie që nuk e di çfarë viti është e bën sikur mbledh plehrat.

Këto janë skena të jetuara nga vetë unë. Këtë vit më kanë bërë që vit të mos dal fare dhe të mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Dhe meqë ju jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgon në Lezhë. Puna është të kemi dy si Pjerini dhe jo dy si Jorgua"