Debat te Komisioni Hetimor, Gjylameti: Nuk shpreh dot asnjë qëndrim të PD pa konfirmim të Bardhit, Alibeaj: I kam shpatullat e forta
Mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin u përfshi në debate sa i takon rendit të ditës dhe miratimit të rregullores për funksionimin e Komisionit.
Deputetja socialiste Blerina Gjylameti debatoi me krytarin e Komisionit Alibeaj por edhe deputetin Bardhi.
Gjylameti ironizoi Alibeajn se nuk shpreh dot asnjë qëndrim të PD pa konfirmimin e Gazment Bardhit.
Foltorja e Berishës gjithashtu ishte pjesë e diskutimeve.
Gjylameti ju përgjigj edhe deklaratave se Rama duhet të sillet me forcë në Komision, duke ju kujtuar raportet mjekësore të Bashës me të cilat sipas saj i është shmangur çdo hetimi.
Gjylameti: Keni një problem me veten gjatë gjithë kohës kryetar, kompleksitet që nuk jua kuptoj. Ka të bëjë me problemin e lidershipit, drejtimit.
Alibeaj: Mos përdorni terma jo të përshatshme.Kolegëve ju drejtohet me zoti ose zonja.Po përdorni terma fyes.
Gjylameti: Ju sugjerova herën tjetër të ishit i paanshëm, sot gjatë drejtimit kuptova se kam gabuar. Ju nuk kishit qenë në asnjë moment i anshëm, sot e treguat se për qëndrimet e PD duhet vazhdimisht ti merrni konfirmim zotit Bardhi sikur nuk jeni ju përfaqësues i PD. E kuptoj gjatë gjithë kohës që krahut përballë i mungon foltorja.Ju mungon foltorja. Doni kohën televizive të foltores. Nuk ua zgjidhim dot ne hallin që keni mes jush. Keni zgjedhur zotin Alibeaj ta drejtojë.
Dëgjova zotin Bardhi për problematikat që ngriti dhe meraqet tona si mazhorancë. Tha se u trembëm shumë kur pamë planin e hetimit dhe u trembëm dhe më shumë se pamë emrat. Dua t'ju kujtoj se zoti Rama ka qenë në komisione hetimore që kur ka qenë kryebashkiak dhe ka ardhur pa pasur nevojë atë që tha Alibeaj se do ta marrë forcërisht, nuk bën lajm ajo. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë kur është thirrur për asgjë, është justifikuar me raporti që tim biri 13 vjeç do ti vinte zor, një herë kishte probleme të barkut, njëherë ishte sëmurë. Rapoprtet që Basha ka përdorur nga mjekët për të mos vajtur kurrë kur është thirrur janë qesharake për një fëmijë. Kuptova sa ju ka shqetësuar puna që ka bërë Naço. Kemi që në orën 10 që diskutojmë.
Alibeaj: Nëse ka shqetësime si këndej dhe andej i kam shpatullat e forta, pa merak. Ligji dhe vetëm ligji.
Mbledhja e radhës u caktua ditën e mërkurë, 27 tetor, ora 11:00.

