Cukali: Rama autokrat, të ulet dhe të na dëgjojë ne të medias, nuk e ka bërë për 8 vite
Për kreun e Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali në të gjitha rastet që janë dhunuar gazetarët, nuk është mbajtur ndokush fajtor por këtë gjë.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se në raportin e KE kërkohet që të bëhen transparente edhe financimet publike dhe se nuk mund të pritet që një media që merr financime të tilla të mbrojë publikun.
Ai theksoi se Rama është një shembull në gjithë qasjen e tij, si një lider autokrat kundër medias, duke e krahasuar me Putin, Trump dhe Erdogan.
Cukali: Unë nuk mbaj mend që të jenë dhunuar gazetarët dhe të jetë dënuar ndokush. Ndryshe nga ç’pretendon kryeministri, dhuna është në krah të kundërt, politika, krimi dhe korporatat dhunojnë mediat. Në raportin e KE kërkohet që të bëhen transparente edhe financimet publike. Nuk mund të presësh që një media që merr financime të tilla të mbrojë publikun. Na duhet një transparencë që realisht mungojnë. Edhe pse mendoj se progres-raporti është tolerant me Shqipërinë, ndërsa reagimi i Ramës është në vazhdën e një fëmije të lënduar që e di që ka bërë një faj.
Rama ëhstë një shembull në gjithë qasjen e tij, si një lider autokrat kundër medias. Kishte ligjin anti-shpifje, tani kemi këtë agjencinë e propagandës. Ne e kemi parë me Trump, Putin dhe Ergodan, që me pushtetin e tyre autoritar, kanë një ego shumë të madhe dhe ua hedhin fajin atyre që i kritikojnë. Këtu për ta vetëm media shpif, sepse jemi një vend i lumtur. Rama është një gënjeshtar për vete sepse tha që do ta vijojë paketën anti-shpifje.
Cukali shtoi se nëse Rama do të zgjidhë problemet e klimës mediatike në vend, ai duhet të thërrasë dhe të dëgjojë gazetarët dhe median.
Cukali: Nëse Rama do të zgjidhë problemet e klimës mediatike në vend, ai të na thërrasë dhe të na dëgjojë. Në 8 vite ai nuk ka thirru njeri të fushës së medias dhe t’i dëgjojë. Ai shkoi para ca ditësh në një samit të OSBE-së dhe foli, por pa dëgjuar problematikat e ngritura nga gazetarët e Ballkanit. Foli si Gëbelsi duke e krahasuar median me nazizmin dhe ka shpikur edhe termin liria e shpifjes. Problemi fillon te zyra e tij dhe njerëzit e tij. Unë e ftoj Ramën që të ulet me ne dhe të na dëgjojë, se do të flasim ne. Ne e kemi dëgjuar vazhdimisht dhe ai i bie fyellit në të njëjtën vrimë.

