Kapet me kanabis, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2021, 15:55
Një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me kanabis.
Policia e Tiranës, bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. Ll., pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ll., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.”-njofton policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
