Vrasja e Sabrina Begaj/ Ministria nis inspektim për 3 mjekët psikiatër, priten ndëshkime

Vrasja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj, në fshatin Zhupan të Fierit, ka çuar ministrinë e Drejtësisë, në nisjen e procedurave të inspektimit, për tre ekspertët mjeko-ligjorë, që realizuan ekzaminimin mendor të Elton Bengaj.

Ky i fundit deri në fund të muajit Korrik 2021, mbahej i izoluar në burgun psikiatrik të Zaharisë në Krujë,pasi ishte arrestuar për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje me armë”.

Ndërsa pas dy ekzaminimeve të dyshimta mjeko-ligjore, Begaj është liruar na gjykata, ku pas një muaji vrau me armë gruan e tij.

Mjekët, Ilda Aliko, Dorian Skënderaj dhe Anila Kazaferi, janë vënë në verifikim nga Ministria e Drejtësisë dhe Instituti i Mjekësisë-Ligjore në Tiranë, lidhur me mënyrën e ekzaminimit mendor të arrestuarit, Elton Bengaj.

Në një përgjigje zyrtare që ministria e Drejtësisë dërgoi në “Ora News”, thuhet se që prej datës 22 shtator 2021, i është drejtuar me një e-mail, Institutit të Mjekësisë-Ligjore, duke kërkuar informacion të plotë zyrtar, lidhur me mënyrën proceduriale të kryerjes së dy ekspertimeve psiqike, për të arrestuarin Begaj.

Brenda një afati kohor, Instituti i Mjekësisë-Ligjore, rezulton se ka raportuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, duke referuar se: “...ekspertimi i datës 20 nëntor 2020 është kryer konform procedurave ligjore duke u bazuar dhe në vendimin e datës 24 prill 2020, sipas kërkesës së Prokurorisë dhe është nxjerrë në bazë të konkludimeve nga vizita psikiatrike të kryer pranë ambienteve të IML-së dhe kartelës klinike nr. 268...”.

Ndërsa për aktin e ekspertimit me Nr. 379 të datës 16 korrik 2021, Instituti i Mjekësisë-Ligjore, i thotë ministrisë së Drejtësisë se: “...ky akt mjeko-ligjor është kryer konform procedurave sipas vendimit të datës 16 korrik 2021 duke u bazuar sërish tek vizita psikiatrike të kryer në ambientet e IML me datë 18 qershor 2021 dhe në kartelën nr.3852...”.

Fill pas këtij akti-ekspertimi në datën 26 korrik 2021, ku Piro Sota, prokurori Tafilaj dhe mjekët kanë qenë dakord për kalimin e Bengaj nga spitali psikiatrik në Zahari të Krujës në marjen e mjekimeve ambulatore në ambientet e shtëpisë.

Ky vendim erdhi, pasi ekspertët psikiatër Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj, kanë argumentuar se:“…ndaj shtetasit Elton Bengaj, rekomandohet masa mjekësore e mjekimit të detyruar ambulator nën kujdesin e një familjari dhe ndjekjen rregullisht tek specialisti psikiatër…”.

Ndërsa një muaj më pas, në 10 shtator 2021, Bengaj ka ekzekutuar me armë zjari bashkëshorten e tij, Sabrina Metaj.

Tashmë, ministria e Drejtësisë sqaron se është në fazën e një hetimi administrativ dhe në ditët në vijim pritet të marë një vendim nëse do ketë ose jo masa administrative ndaj tre ekspertëve psikiatër.

 

Dokumenta bashkëngjitur