Çështja "Beccheti" shumë shpejt në Gjykatë Kushtetuese

Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese ankesën për refuzimin nga Parlamenti të ngritjes së komisionit hetimor “Beccheti”. E bëri të ditur kryetari I PD-së në konferencën për shtyp

“Shumë shpejt do të depozitohet ankesa në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është pjesë e betejës tonë parlamentare që do vijojë me betejën qytetarë duke nxitur të gjitha format e reagimit qytetar ndaj problemeve të mëdha”

Partia Socialiste ka votuar më 14 tetor,  me 77 vota kundër ngritjes së komisionit të kërkuar prej opozitës në hetimin e çështjes Beketi për të cilin Shqipëria do të paguajë 120 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit.