Agjencia e medias? Rama akuzon organizatat e mediave: Mbushët botën me alarme falso
Komisioni Europian paraqet sot para Parlamentit Europian Raportin vjetor për Shqipërinë, mbi përparimin e saj në procesin e anëtarësimit në BE.
Në të theksohet se gjatë periudhës së raportimit, nuk është bërë përparim sa i takon lirisë së shprehjes.
Po çfarë komenti ka BE për krijimin e Agjencisë për Median dhe Informimin për të cilën 6 organizata të medias janë shprehur kundër pasi pengojnë misionin e gazetarëve për informim transparent dhe objektiv.
Soreca nënvizon se medias duhet ti jepet qasje në aktivitetet e qevedrisë.
Luigi Soreca: “Ne sot diskutuam gjatë për lirinë e fjalës dhe të shprehurit dhe në raport do të gjeni dhe përgjigjen e pyetjes tuaj. Ajo që ne themi në raport është që medias duhet ti jepet qasje në aktivitete dhe institucionet e qeverisë në një mënyrë të tillë që lejon median të kryejë detyrën e saj, një detyrë thelbësore për demokracinë.”
Nga ana e tij Rama akuzoi 6 organizatat e mediave se kanë alarmuar ndërkombëtarët pa ditur mirë funksionin e kësaj agjencia e cila një ndër detyrat kryesore është një mekanizëm për të garantuar nëse hasni një problem me një institucion dhe pengoheni që të merrni informacionin zyrtar në dispozicion
Edi Rama: Modestisht mendoj se nuk e keni idenë se për çfarë flisni kur ngrini këtë shqetësim. Jam shumë gati që të 6 organizatat ti pres personalisht, bashkë me drejtorin e agjencisë të ulemi si të doni me kamera pa kamera dhe të flasim. Ju të pyesni e ne të japim llogari dhe të kuptoni që kjo është totalisht e kundërta. Është mekanizëm për të garantuar transparencën maksimale në raport me ju.
Për të garantuar nëse ju hasni një problem me një institucion dhe pengoheni që të merrni informacionin zyrtar në dispozicion ju ti drejtoheni këtij mekanizmi e të thoni po na pengon filan institucion. Ky mekanizëm vihet në lëvizje për ju. Për të tjerat jam gati kur të doni, kë të doni, ku të doni, unë do vij para jush e të jepni llogari.
Është për të ardhur keq që përpara se të flisni shqip me qeverinë tuaj mbushni botën me alarme falso për fantazma që janë në imagjinatën tuaj që nuk ekzsitojnë. Ju jap fjalën nëse ju do të arrini në përfundimin që kjo agjenci duhet hequr unë do ta heq, por ama pasi të dëgjoni argumentet e të sillni një provë apo arsye që bën sens, agjencia do të shkrihet. Ama në të kundërt, ju do i shkruani të gjithë atyre njerëzve që alarmuat, na falni por ishte alarm falso."
