Bojkot nga mazhoranca/ Alibeaj: Strategji e pastër për të penguar hetimet për zgjedhjet e 25 Prillit

Kryetari i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për bojkotin e mazhorancës në mbledhjen  që ishte përcaktuar sot për hetimin e zgjdhjeve të 25 prillit.

Alibeaj tha se është strategji e tyre për të penguar hetimet për zgjedhjet që PD i ka konsideruar si masakër zgjedhore. 

Enkelejd Alibeaj: Të gjithë anëtarët u paraqitën në sallë, ndërkohë që mazhornaca bojkotoi mbledhjen. Ishte një befasi e pakëndshme. Nuk kishte asnjë arsye. Ne jemi këtu jo vetëm si detyrim për kërkesën tonë por edhe të PS. Mungonin arsyet. Është një strategji e tyre për të penguar hetimin për 25 prillin. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse e zgjedhjeve dhe do të bëjnë gjithçka për të penguar veprimtarinë e Komisionit Hetimit.

Alibeaj tha se do të ndjekin të gjithë hapat bprocedurial që përcakton Kushtetuta në lidhje me Komisionin Hetimor, ndërsa njoftoi se mbledhja tjetër do të mbahet ditën e Premte në orën 10;00.

Alibeaj theksoi se nëse vijon bojkoti do të kërkohet zëvendësimi i tyre. 

Enkelejd Alibeaj: Nuk e prisja që të ndodhte, duke e ditur dhe përgjërimet për shtrirje dore dhe për dialog. Çudia e madhe ndodh. Kjo tregon se cila është qasja e Edi Ramës dhe mazhornacës që ka vjedhur zgjedhjet dhe mandatet dhe do përpiqet të bëjë gjithçka për të penguar që të dalë e vërteta në sytë e shqiptarëve. Kemi vendosur që të ndjekim të gjithë hapat procedural që Kushtetuta përcakton. Do njoftojmë Kryetaren e Kuvendit dhe Konferencën e kryetarëve dhe sigurisht jam i vendosur që deri në fund që mungesat pa arsye tre herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre. Jemi të vendosur për të bërë detyrën tonë ndaj qytetarëve. Mbledhja tjetër do të jetë ditën e premte ora 10:00.