Soreca u dorëzon progres raportin, PS e PD shigjetojnë njëri tjetrin

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit shigjetimet mes maxhorancës e opozitës nuk mund të shmangeshin as në sy të ambasadorit të BE-së, Soreca.

Kryetarja e këtij Këshilli, deputetja demokrate, Jorida Tabaku u shpreh progres raporti lexohet sipas interesit të qeverisë duke shmangur të vërtetat.

Pikë ndarje mes tyre është dhe reforma në drejtësi. Për PS është reform suksesi, por për PD-në sistemi është në kaos.

Në Këshillin Kombëtar të Integrimit u prezantua progres raporti i Komisionit Europian. Ky i fundit iu dorëzua edhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.  

Kronika e përgatitur nga Ora News.