PS bojkoton Komisionin Hetimor për 25 Prillin, Vasili: Çfarë turpi! Kanë frikë nga e vërteta

Partia Socialiste ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor të thirrur nga PD për zbardhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me bojkotin e socialistëve duke thënë se në këtë mënyrë,  po pengojnë dhe po zvarrisin zbardhjen e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Vasili shprehet se PS e kërkoi vetë që mbledhja të mbahet sot (20 Tetor)

Postimi i plotë:

Çfare turpi!

Rilindja bojkoton pa asnje shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor per zbardhjen e zgjedhjeve te 25 prillit!

Mbledhjen e kerkuan po vete per sot ne 20 tetor!

Pengojne dhe zvarritin me cdo mjet zbardhjen e 25 prillit.

Kane shume frike nga e verteta!

Pak ditë më parë në Kuvend u miratuan ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit dhe për innceneratorët, ndërkohë që u rrëzua kërkesa e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për “Becchetti”