Fëmijët rrezikojnë jetën, nxënës e prindër protestojnë në Kukës për rrugën pa trotuare

Ndërtimi i rrugëve pa trotuare dhe asnjë element tjetër sigurie në Kukës është kthyer në kërcënim për banorët e një lagjeje periferike. Më të kërcënuar janë fëmijët, ndaj në shenjë proteste prindërit nuk po i dërgojnë në shkollë për të detyruar bashkinë e Kukësit të marrë masa urgjente.

Fëmijët e lagjes “Kroi i Kuq”, vetëm 3 km nga qendra e Kukësit, rrezikojnë çdo ditë jetën për të shkuar e duke u kthyer nga shkolla, për shkak se rrugët ku kalojnë janë pa trotuare dhe asnjë element sigurie për këmbësorët.

Siç tregojnë vetë nxënësit, situata bëhet kërcënuese gjatë reshjeve të shiut e borës në dimër.

"Ka rrezik, mund të na përplasin makinat."

Në shenjë proteste për këtë gjendje, prindërit kanë ndaluar dërgimin e nxënësve në shkollë derisa t’u jepet një zgjidhje.

"Kush duhet të bëhet kurban këtu?"

Fëmijët rrezikojnë jetën, nxënës e prindër

Lagjja “Kroi i Kuq” ka rreth 300 banorë dhe kjo është rruga e vetme që i lidh me qytetin e Kukësit, ku bashkia e drejtuar nga Safet Gjici deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për tu zgjidhur problematikat e rrugës që rrezikon jetë.