Liria e medias në pikëpyetje? Rama: Shqipëria, vendi ku mund të thuash çfarë të duash pa të hyrë gjëmb në këmbë
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk bie dakord me gjetjet e progres-raportit të KE lidhur me përkeqësimin e lirisë së medias në vendin tonë.
Madje ai nënvizoi se nuk ka nujë vend të dytë si Shqipëria ku mund të thuash çfarë të duash pa të hyrë gjëmb në këmbë.
Rama: Nuk jam dakord personalisht as me atë që thotë raporti, as me idënë se këtu liria e medias është në pikëpyetje. Nëse ka një vend ku mund të thuash çfarë të duash dhe nuk të hyn gjë në këmbë, madje mund të shkosh përtej kufirit të imagjinatës duke sajuar për kë të duash ky vend quhet Shqipëri.
Megjithatë Rama tha se kritikat duhet të shërbejnë për vetëpërmirësim dhe nënvizoi se ai vetë për progres-raportin e 2021 nuk ka asnjë ndikim në përkeqësimin e lirisë së medias.
Rama: Por nga ana tjetër, pavarësisht se nuk jam dakord, përgjegjësia jonë është të kuptojmë se në këtë familje ka disa koncepte, ka disa mënyra të të parit të gjërave që ne duhet ti bëjmë tonat. E kam filluar nga vetja, të paktën në progres-raportin e 2021 unë nuk kam dhënë ndonjë kontribut duke kthyer përgjigje si unë i mendoj, më vijnë prapë por nuk i nxjerr më nga goja, me ju. Se kam bërë më parë me idenë që t'ju vë në pozitë të vështirë as që t'ju kërcas dhëmbët si i pari i punës por si individ nga aty ku keni qenë ju, që ndihet në të drejtën e vet për të kthyer përgjigje njësoj si të ishte si ju por duke harruar që në fund nuk jemi njësoj dhe më takon mua të shtrëngoj dhëmbët dhe nuk u takon juve mbase. Unë te raporti nuk kam gisht, Ambrozia mund ta dëshmojë, nuk kemi pasur asnjë problem.
Sa i takon paketës Antishpifje, Rama tha se ajo nuk ekziston dhe nuk e kupton shqetësimin. Shqipëria, tha Rama, ka nivelin më të lartë të shpifjes.
Rama: Në aspektin e Antitishpifjes nuk e kemi çuar përpara, se për çfarë është shqetësimi kur nuk ekziston. Nëse thonë se kemi shqetësim me pavarësinë e Rtsh nuk e di kur ka qenë në histori më i pavarur dhe ku është më i pavarur, bën çfarë të dojë dhe nuk ka asnjë ndikim dhe asnjë komunikim mes nesh dhe tyre, janë njësoj si gjithë të tjerët. Por ne e dëgjojmë, adoptohemi. Është një proces. Sa më takon mua, këtu liria e shpifjes është në nivelin e saj më të lartë. A është kjo liria e medias? Mua nuk më duket por do adoptohemi. Nuk kemi dy rrugë, qëllimi jonë ëshë të hyjmë në këtë familje. Jemi sovran patjetër por vendimi për të hyrë në këtë familje është i gjithë shqiptarëve.Personalisht nuk më pëlqen qasja e tyre në raport me situatën e shpifjes në Shqipëri por çfarë të bëjmë.

