Përmbaruesit "kyçin" Cirkun Kombëtar, pronarët kërkojnë truallin, debat me artistët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2021, 14:12
Zbatimi i vendimit të përmbarimit për lirimin e truallit të Cirkut të Tiranës ka rikthyer edhe njëherë tensionet e vjetra.
Përmbaruesit e pronarit të truallit zbarkuan për të çmomntuar çadrën e cirkut por ky vendim hasi në rezistencën e artistëve.
Përfaqësues e Ministrisë së Kulturës kanë kërkuar 4 javë kohë për të menduar një vend ku do të zhvendosen artistët, por pronari i truallit nuk është dakord duke kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Përkundër debateve, në përfundim përmbaruesit i vendosën shiritin derës kryesore së bashku me njoftimin: "Ndalohet hyrja për personat e paautorizuar nga përbaruesi!"

