I shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim  kombëtar, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike."

Blutë bëjnë me dije se bënë arrestimin e shtetasit E. C., 29 vjeç, banues në Spiten, Lezhë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit L. L., Y. D., dhe F. B., të arrestuar më parë më datë 09.10.2021, gjatë operacionit të koduar "Transportuesi", ushtronin aktivitetin e paligjshëm të transportimit të lëndëve narkotike, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit. 

Veprimet e mëtejshme hetimore u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë./OraNews/