Zjarri përfshin banesën në Korçë, humb jetën një person, lëndohen tre të tjerë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 18 Tetor 2021, 17:24
Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen 12, në zonën e quajtur ‘Çezma e Amzës’, në Korçë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi V.D.
Mësohet se brenda banesës kanë qenë 4 persona, tre prej të cilëve kanë arritur të shpëtojë ndërsa viktima V.D, ka mbetur brenda e për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se të lënduarit e tjerë janë nisur drejt spitalit në Korçë, sakaq ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Mësohet se familja është në gjendje shumë të keqe ekonomike dhe pa të ardhura. Fqinjët jashtë kamerave kërkojnë ndihmën e institucioneve dhe komunitetit për ti ndihmuar.







