Në Foltoren e Korçës shfaqet Gjergji Thimo: Rama, hajdut e trafikant ikonash! Berisha: Çmendet pas tyre

Në takimin e Berishës me demokratët e Korçës ishte dhe koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo. Ai risolli edhe njëherë në vëmendjen e publikut përvetësimin e ikonave gjatë operacionit të 2013-tës.

Thimo tha vijon betejën ligjore në Strasburg ndërsa shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Rama.

Thimo: Në 8 tetor 2013, Edvin Kristaq Rama me ish-ministrin e Brenshëm, trafikantin e drogës Saimir Tahirin, pa mandat kontrolli ndërmarrin operacionin fashist, banditesk "Ikona" dhe me një dorë kanë vjedhur mbi 1600 vepra arti të kulturës shqiptare. Me këtë po merret gjykata e Strasburgut, SPAK dhe BKH. Nuk është puna se kushtonin 63 milion euro, por ishte shpirti i një korçari për të mbrojtur artin dhe kulturën. E paparë në botë që kryeministri i një vendi të drejtojë një operacion policor.

Berisha: Çmendet pas ikonave ai.

Thimo: Ato nuk ishin ikonat e Gjergji Thimos, u vodh mbarë kombi shqiptar, Ka qenë i dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim ikonash. Është liruar nga burgu me kartelë mjerkësore, sfizofreni e shfrenuar agresive. Zonja ambasadore e SHBA nuk mund të lejojë  në drejtimin e shtetit një njeri të sëmurë psiqik me kartelë mjekësore, një hajdut e trafikant ikonash. Ky ka vjedhur shtetin me identitet tjetër.

Berisha: E kam ndjekur me shumë dhimbje qëndrimin shtazor që kanë mbajtur ndaj teje, kam ndjerë shumë dhimbje. Në mënyrë absolute pas tij nuk qëndronte asgjë tjetër përveçse përpjekja për të përvetësuar ikonat. Ka një pasion të çmendur pas ikonave. Fatos Nano i thotë që  të solla tek shisje ikona të vjedhura në Paris, Edi Rama nuk i është përgjigjur kurrë kësaj akuze. Më vjen mirë që e ke çuar çështjen në Strasburg. Erdhën këta në pushtet u vodh Muzeu i Mios, akti i parë që u krye.Ishte krenari për Korçën dhe Kombin. Pushteti i mori, pse nuk u vodh përpara. Janë trafikantë veprash arti. Krim i shëmtuar.