Nipi i kampionit të Korçës surprizon Berishën, ngjitet në podium dhe e përqafon: Doktor, të dua shumë

Nipi i kampionit korçar të mundjes Artur Kreka, ka surprizuar  ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po fliste nga “Foltorja” në Korçë.

I vogli është ngjitur në podium dhe ka përqafuar Berishën e më pas është larguar duke qeshur.

 “Doktor, unë jam nipi i Artur Krekës, demokratit të Korçës. Doktor, të dua shumë,”- tha djali.