"Gabim i madh!" Berisha: Duhet të heqim dorë nga koncepti "të rrijë ky se nuk ka më të mirë"
Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi se opozita ka humbur në çdo marrëveshje me Edi Ramën.
Berisha: Në 8 vite në çdo marrëveshje me opozitën ka fituar Edi Rama dhe kjo është përgjegjësi direkte e kryetarit.Në këto raste ti mat mjetet e tua, fuqinë tënde. Nëse ke fuqi ti përvishesh mirë, në rast se nuk e bën dot mos hyj në marrëveshje. E ndihmon me marrëveshje dhe ai është ndihmuar në çdo marrëveshje.
Lideri historik i kësaj partie tha se PD duhet ta saksionojë në statut se kryetari që humbet zgjedhjet parlamentare jep automatikisht dorëheqjen.
Berisha: Unë jam që kryetari i PD që humbet zgjedhjet e përgjithshme duhet të japë dorëheqjen automatikisht. Duhet të heqim dorë nga koncepti që të rrijë ky se nuk ka më të mirë se ky. Gabim i madh, ky rri por derën e fitores nuk e çel më dhe ne rrimë me një kryetar që ka humbur dhe humbet prapë dhe humbet prapë. Po flas për kryetarin e PD. Duhet ta vendosim këtë ligj në statut dhe duhet të jetë i padiskutueshëm. Ndonjëherë mund të na dëmtojë por në terësi…Pasardhësi i Merkel që garoi për kancelar 8 muaj e pati partinë, nuk fitoi dhe dha dorëheqjen. Jam që edhe për zgjedhjet lokale me këtë që pësuam duhet të marrë 80% të votave të anëtarësisë për tu konfirmuar.
Në bashkëbisedimin me demokratët në Korçës ai u përball dhe me Arian Harunin, ish-anëtar i Kryesisë së PD në Korçë që së bashku me 13 anëtarë te tjerë të Kryesisë dhe 51 kryetarë dhe sekretarë seksionesh dhanë dorëheqjen nga funksionet e kësaj dege.
I pyetur se pse nuk pati asnjë reagim lidhur me këtë akt prej tij, Berisha iu përgjigj:
Berisha: Nuk pati asnjë reagim për dorëheqjen tuaj sepse unë u gjeta në një pozicion të tillë.Unë pas 25 prillit kam heshtur se kam pritur raportin e ODIHR. Gjykoja se çdo deklaratë e imja, sulm ndaj PD apo udhëheqjes na disfavorizonte dhe nuk doja që të disfavorizoheshim në vlerësimin që do të jepnin sepse ato ndikojnë.
Sa i takon mbledhjes së Kuvendit të PD, Berisha tha se ai duhet të jetë statutor.
Berisha: Kuvendi në vlerësimin tim duhet të jetë statutor, të bëjë ndryshimet në mënyrë që kjo PD të garantojë normat demokratike brenda saj se janë shkelur në mënyrë të dënueshme. Kuvendi duhet tu kthejë ju të drejtën e referendumit, partia duhet të kalojë në referendum pas Kuvendit. Duhet të jemi legjitim në çdo hap.

