Urimi i veçantë i gazetares së Ora News për Berishën në ditën e lindjes: Ngrihej pagdhirë për të blerë qumësht o vajgur...
Gazetarja e Ora News, Alba Kepi me anë të një statusi në Facebook i ka uruar ditëlindjen ish-liderit Demokrat Sali Berisha dhe ka treguar një anë të panjohur të tij gjatë regjimit komunist.
Kepi sjell në vëmendje sesi doktori i njohur në lagjen “Brrakë” të Tiranës, nuk ishte një njeri i favorizuar nga sistemi, por priste bashkë me të tjerët në radhët e gjatë për të blerë një shishe qumësht apo një litër vajguri.
Postimi i plotë:
Kam lindur ne te njejten lagje ku jetonte dikur lideri historik i Partise Demokratike.
Im ate me ka rrefyer histori te diktatures komuniste, mes rradhash te gjata ne te ftohtin e nates, ne dyqanet e lagjes, bashke me Doktor Berishen, per te blere 1 shishe qumesht (nese do kishin fat).
Une sapo kisha lindur premature 2 kg e doktori kishte nje vajze te vogel.
Pediatrja ime ka qene Doktoreshe Lili Berisha.
Aq shume respektohej profesionializmi i saj ne familjen tone, sa kur u bera nene, udhetova nga Roma per te vizituar tim bir tek ajo.
Lagja e thjeshte e jona, me njerez me halle.
Pas '90 u mesuam me rrugicat e mbrojtura me ushtare, per sigurine e Doktorit dhe nisem ta quanim rruga e Sales.
Te lidhte per pak minuta me rrugen e Fortuzit, me Bulevardin Zogu i I, me Brraken, pak metra me poshte qe rruga e Durresit e nga ana tjeter dilje tek unaza.
Doktori nuk pranoj kurre te largohej ne nje banese me te mire, apo ne nje shtepi te paguar nga shteti e kjo ishte nje vlere e shtuar. Qendroj per shume vite me pas, ne te njejten lagje ku dikur ngrihej pagdhire per te blere qumesht o vajgur.
Nga divani i shtepise, o nga shtrati, naten vone, degjoje sirenen e policise e kuptoje se Doktori e kishte mbyllur diten e punes.
Jetuam dhe momente tensioni me kamione ushtarake e makina te blinduara.
Vite historike e te paharrueshme per te gjithe ne shqiptaret, aq sa dy djemve te mij me deshiren per te patur nje formim te drejte e te pavarur politik, u them; "ju uroj te jetoni nje revolucion sic jetova une e babi juaj!"
Doktori eshte figura e padiskutueshme e historise demokratike shqiptare post '90.
Rrugices se lagjes se vjeter vazhdoj t'i therras rruga e Sales, por banoret e Tiranes quajne te tille nje tjeter rrugice diku pas Piramides.
Ne memorien time Doktor Berisha do te mbetet ai banori i lagjes se vjeter, qe me nje dore lart brenda makines e buzeqeshur, pershendeste cdokend qe momenti i puqte bashke ne rruge.
Ne kete 77 vjetor, qe perkon pak dite pas 76 vjetorit te tim ati, i uroj liderit historik te PD miresi e shendet, e ne kete moment te veshtire te kontribuoj per te djathten me moralin, dashurine e vertetesine e atyre viteve.
E djathta eshte historia e Shqiperise pas '90, e me besen e respektin e atyre qe te besuan "Doktor Berisha mos lejoni shkaterrimin e te djathteve, carjen ne dy rryma. Pjekuria politike e urtesia e moshes duhet te te ndihmoj me zgjidhjen me te pershtatshme, pa buje mediatike e tifozeri rrjetesh sociale. Politika ka ne baze dialogun e jo luften."
Urime Doktor! Edhe 100 vjec!
