Berisha: E kam mbështetur Lulzim Bashën në këto 8 vite por nuk e solla unë në PD

Ish-kryeministri, Sali Berisha, përsëriti edhe njëherë nga Korça se Lulzim Basha nuk ka qenë "emërim" i tij në krye të PD.

Por nga ana tjetër ai tha se e ka mbështetur që ditën e parë që ka marrë drejtimin e partisë.

Berisha: E kam mbështetur me gjithë mundësitë e mia Lulzim Bashën në këto 8 vite por nuk jam unë që e kam sjellë atë.U paraqitën vetëm dy kandidatura dhe asnjë nuk thirra unë. A e mbështeta? Plotësisht. Në 2017 i thashë jep dorëheqjen se kjo humbje është poshtërim për ne,kemi rënë më keq se në 1997. Jo vetëm kaq por mënyra si u mashtrua nga Rama duke thënë është çun i mirë. Nuk e jap dorëheqjen tha. Nuk kam qenë dakord të kthehem por momenti që kaluam nga humbja në humbje. Jemi pa perspektivë. Duhet të jepte dorëheqjen, na ka dëmtuar shumë në elektorat. Vlerat e konservatorizmit do të jenë vlerat themelore të kësaj partie.