Koka në "Drejt": Luan Rama humbje për politikën, por fitore për gazetarinë televizive

Gazetari Bledian Koka mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin "Drejt" në TV Ora me Luan Ramën.

Në një postim në rrjete sociale, Koka shkruan se largimi i Ramës nga politika mund të jetë një humbje e madhe për politikën, por është një fitore për gazetarinë televizive.

"Sa jam kenaq mbreme!

Pas 3 vitesh refuzimi per nje interviste nga Luan Rama, mbreme une nuk e refuzova kolegun e nderuardhe i shkova "DREJT" e ne studio dhe u ndjeva shume mire.

Luani mund te jete nje humbje per politiken, ama eshte nje fitore per gazetarine televizive

p.s...shto faktin qe eshte edhe matjan si mu," shkruan Koka në Facebook.