Berisha pritet me brohorima dhe fishekzjarre në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 18:16
Ish-lideri Sali Berisha 77-vjetorin e lindjes së tij zgjodhi ta festonte me demokratët e Korçës.
Ai u prit me brohorima dhe fishekzjarre jashtë ambienteve të "Kinema Millenium" nga qindra demokratë që ishin mbledhur për ta pritur.
Sapo Berisha hyri brenda sallës, filluan të këndojnë "Shumë urime për ty!"
Ai fryu dhe qirinjtë para demokratëve dhe nuk i mbajti dot emocionet.
Ish-lideri historik i demokratëve deklaroi se kjo është një nga ditëlindjet më të bukura të jetës së tij./OraNews/
