Deputetja i kërkon rrugëzgjidhje për ngritjen e PD-së, Berisha: Duhet të bashkohemi, ja çfarë do ndodh me Bashën
Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ka qenë e pranishme në në “Foltoren”e ish-kryeministrit Sali Berisha në Korçë.
Ajo i ka kërkuar Berishës që si ish-lider të gjente një rrugëzgjidhje për ta ngritur sërish Partinë Demokratike.
Sorina Koti: Bashkë me gjithë këta burra dhe gra ne kemi qenë 8 vite në protestë dhe jemi përballur me gazin lotsjellës dhe dhunën e ushtruar nga qeveria e Ramës. Ne kemi qenë të gjithë bashkë, por ku jemi sot? Jemi në një debat të brendshëm. Po ju kërkoj ju si ish lider që të gjejmë një rrugëzgjidhje për të ngritur PD-në. Të gjithë besojnë në atë logo, besojnë në PD, në vlerat demokratike dhe konservative. Forca jonë është bashkimi.
Ndërkohë Berisha, i është përgjigjur duke thënë se e vetmja mënyrë është vota, teksa shton se duhet të zbatojnë statutin e PD. Më tej shton se duhet të mbledhim Kuvendin Kombëtar në mënyrë që të vendosim rregulla.
Ai thotë se nuk mund të përjashtohesh nga grupi parlamentar përse kundërshton kryetarin pasi sipas tij në këtë mënyrë, PD shkon duke ‘krasitur’ veten.
Sali Berisha: Nëse më pyet mua se nga duhet të ja nisim për të kapërcyer nga kjo situatë, duhet të them se mund të ja nisim vetëm nga vota. Nëse kaluam nga humbja në humbje dhe Kryetari nuk pati integritetin të bënte dorëheqjen, çka është standardi më normal. Pas kësaj ai mori vendim të cilat nuk mund t’i merrte vendime. Ne kemi një Kushtetutë dhe duhet ta zbatojmë. Kemi një klimë të paprecedent, thamë të mbledhim Kuvendin. Kuvendin kemi forumin më të lartë dhe më të fuqishëm. Të përcaktojmë disa rregulla. Së pari të mos mundet kush të vendosë për forumin që s’i takon. Pakënaqësitë janë të pashmangshme por pakënaqësitë me motive janë të shmangshme.
Ai që fiton më shumë del i pari. Duhet të bashkohemi. Basha do të mbetet aty edhe pas votimit. Agron Shehu duhet të ishte në Kryesi. Pse duhet të përjashtohesh nëse je kundër kryetarit. Kështu shkojmë duke krasit veten. Kjo duhet të marrë fund, se lejon statuti. S’ka asgjë antiamerikane sesa qëndrimi monist. Duhet të pranojmë votën.

