I dhuron foton e dy miqve të tij, Vrenozi- Berishës: Basha përveç partisë, po na ndan dhe familjen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Tetor 2021, 19:44
Në foltoren që po mban ish-Kryeministri Sali Berisha në Korçë, nuk kanë munguar surprizat nga qytetarët.
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi, i cili i është bashkuar foltores, i ka bërë dhuratë Berishës një kornizë ku brenda saj është Berisha së bashku me dy miqtë të tij, që nuk jetojnë më.
Ai është drejtuar Berishës duke i thënë se Kryedemokrati Basha jo vetëm që po ndan partinë por po ndan dhe familjen.
Ilir Vrenozi: Sot në sallë mungojnë këta të dy, janë dy miqtë e doktorit, Artur Peka dhe Vasli Haruni.
Edhe një fjalë dua të them që Basha lëre që po e ndan partinë por po ndan dhe familjen. i thashë djalit të vinte sot këtu por nuk erdhi.
