"Reforma në drejtësi është kapur", Berisha: Rama e përdori vetingun për gjah shtrigash, do t'ia çmontojmë pushtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Korça se drejtësia në vend është kapur nga Edi Rama. Për Berishën, PS falë mbështetjes së Sorosit dhe dobësisë së opozitës sot ka 10% më shumë pushtet seç kishte Partia e Punës në vitin 1991. Ish-lideri deklaroi se opozita votoi kundër ligjeve për kapjen e drejtësisë, ndërsa Edi Rama e përdori vetingun për gjah shtrigash, sipas tij.

Berisha: "Partia Socialiste sot falë Sorosit dhe dobësisë së opozitës ka pushtet 10% më shumë seç kishte Partia e Punës së Shqipërisë në vitin 1991. Do t'ia çmontojmë këtë pushtet Edi Ramës. Pas kësaj Soros filloi reformën e drejtësisë, krijoi grupin e ekspertëve të gjithë bashkëpunëtorët ë fondacionit të tij, asnjë nuk u pranua nga opozita në grupin e ekspertëve. Opozita nuk i lejoi ligjet kushtetuese, nuk lejoi që të kapej drejtësia. Edi Rama me gjithë ekspertët i futi ligjet organike dhe cila është drejtësia sot? Më e kapura në Evropë dhe botë. Sot të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore janë vëllezër, kunetër, ministra apo ish-ministra të PS. Pse kjo reformë është? Si përdori vetingun?

Vetingun e përdori për gjah shtrigash, për të larguar nga sistemi i drejtësisë çdo gjykatës e prokuror që kishte bindje apo prejardhje të djathtë. Kush e bënte vetingun? Engjëll Agaçi me Edi Ramën? Po pse e bënë ata? Sepse të dhënat e SHIK-ut i merrte Agaçi dhe i kalonte te një person. Kjo është drejtësia më e kapur. Cili është rezultati? Një drejtësi e realizuar. Ky SPAK ka ndëshkuar 63 persona në një kohë kur TASK forca ka dërguar në gjykata 383 persona në vitin 2009. Gjykata ka dhënë 346 vendime fajësie. Cila ishte lufta kundër korrupsionit? Sot është 6 herë më e ulët."/OraNews/