“Bashën ta heqim”, qytetari i drejtohet Berishës: Të lutem na shpëto, s’do mbetet njeri këtu

Një qytetar, i cili i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-Kryeministrit Sali Berisha në Korçë, i është drejtuar këtij të fundit që të marrë drejtimin e PD. Ai i thotë Berishës se është e vetmja shpresë, ndërsa i bën thirrje që të bashkojë demokratët.

Qytetari: Jemi për ta hequr Bashën, t’i mbledhim firmat dhe ta heqim. Doktor na pri. Të lutem na pri e na bashko se  s’do mbetet më njeri këtu. Të majtët janë mirë, Basha është mirë. Basha e mbush xhepin. të gjithë këtu kanë probleme, flas për veten por dhe për të gjithë që më njohin e i njohë. Kemi qenë në protesta, jemi kthyer nga çadra, kemi bërë dhe aksidente se ishim pa gjumë. Basha na mbylli tre orë dhe ata bënë marrëveshjen. Nuk di më çfarë të them, vetëm na shpëto, të shikojmë si shpresë.

Ndërkohë Berisha i është përgjigjur duke i thënë se qëllimi i “Foltores”është të hapemi drejt vlerave.

Berisha:  Ju ftojë të gjithë të bashkohemi. Si ata që e themeluan degën e partisë në këto rrethe, ata që kontribuan, ata që derdhën djersë gjatë këtyre viteve, po pa rezultatin që meritoni. Qëllimi i foltores është të hapemi drejt vlerave dhe intelektualëve. Të vendosim rregulla demokratike. Do bashkohemi për të përmbysur Edi Ramën.