Demokratët e Korçës surprizojnë Sali Berishën: Ditëlindja më e bukur e jetës time

Takimi në Korçë në kuadër të Foltores, për Sali Berishën do të mbetet i paharruar.

Salla e kinema "Millenium" e mbushur plot me demokratë u kthye në një ambjent feste për 77-vjetorin e tij të lindjes.

Festa nisi me këngën e ditëlindjes fillimisht nga të pranishmit në sallë dhe më pas nga tenori.

U pasua me lule dhe nuk mungoi as fikja e qirinjve të tortës së ditëlindjes.

Më pas salla u pushtua nga duatrokitje por nuk munguan  edhe thirrje si "O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do".

"Më bëtë një dhuratë që kurrë nuk do ta harroj, pata ditëlindjen më të bukur të jetës time dhe ju falenderoj shumë."

  •    
     
  •    
    Demokratët e Korçës surprizojnë Sali Berishën: