Vidhnin energji elektrike, arrestohen 10 persona
Policia e Shtetit ka evidentuar 21 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në disa qytete të vendit.
Si rezultat, në prangat e policisë kanë rënë 10 persona, 10 janë proceduar penalisht, ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Të arrestuar janë shtetasit: D. A., banues në Baldushk, F. H., banues në Babrru, A. D., banues në Kombinat dhe G. S, banues në Vorë, L. E., banues në Lezhë dhe P. A., banues në Kurbin, E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas, I. L., banues në Gjoricë, Lezhë, V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër.
Të proceduar nga Komisariati i Lezhës janë shtetasit N. M., M. Ç., B. L., L. A., V. A., F. A., K. B. dhe T. A., nga Komisariati i Durrësit u proceduan shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.
Në kërkim u shpall shtetasi S. D., banues në Kombinat.
Policia vijon punën dhe kontrollet në të gjithë vendin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet./OraNews/
