Berisha kundër hartës së re gjyqësore: Reformë që gjobit qytetarët

Ish-lideri demokrat Berisha nga Korça shprehu kundërshtimin e tij në lidhje me projektin e KLGJ-së, për hartën e re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore parashikon vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë. Zoti Berisha u shpreh se kjo është nëj reformë kundër qytetarëve, është reformë që gjobit qytetarët shqiptarë.

Berisha: "Tani duan të heqin Gjykatat e Apelit, t'i mbledhin në Tiranë. Çfarë shpenzimesh të tmerrshme që krijoi, e bënë një herë këtë në vitet '98-'99 dhe ishte një dështim total. Po e rikthejnë përsëri. Kjo është reformë kundër qytetarëve, është reformë që gjobit qytetarët.

Nga Kolonja duhet të shkosh në Tiranë dhe të rrish një javë për gjykim në apel. Kush t'i paguan shpenzimet? Përveç kësaj është krijuar një stok prej 100 mijë dosjesh.  Ky është dhunim ndaj të drejtave të qytetarëve. Çdo qytetar duhet të ketë të drejtën e procesit gjyqësor./OraNews/