Berisha: Ja pse heshta pas zgjedhjeve, Basha s’bëri asnjë përpjekje për mbrojtjen e votës
Ish-Kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët që po mban në Korçë shprehet se ka heshtur pas zgjedhjeve sepse donte të mbronte votën e demokratëve.
Në fjalën e tij në 'Foltore', u shpreh se nëse do të fliste për të metat që kishte PD në zgjedhje do të ndihmonte kundërshtarin.
Sali Berisha: Së pari e njoh më shumë se ju fushatën elektorale, thelbin e opozitarizmit. Pse unë kam toleruar dhe u kërkoj ndjesë për këtë, ka pasur vetëm një shkak, betimin tim që kurrë të mos kthehem me datën 26 Qershor 2013. U zotova se do largohem pa kthim. Me shumë të drejtë këtu një grup i gjerë drejtuesish i thanë mirupafshim Kryetarit të PD pas zgjedhjeve. Pse Sali Berisha nuk foli në atë moment. Ka pasur vetëm një shkak, një dhe vetëm një. Nuk fola sepse besova se detyra ishte të mbroni votën. Nëse do flisja se kishte të meta, ndihmoja kundërshtarin.
Berisha shtoi se Basha nuk bëri asnjë përpjekje në asnjë institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së demokratëve.
Sali Berisha: Zgjedhjet nuk ishin zgjedhje, ishin zgjedhje të një policie sekrete të turpshme. Kryetari tha masakër dhe i legjitimoi karrigen e Rames për të mbajt karrigen e vetë. Nuk bëri asnjë përpjekje në asnjë institucion ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së demokratëve. Kjo ishte një tradhti absolutisht e hapur e mundit tuaj. Prapë nuk them se fituam. Edi Rama nuk fitoi sepse nuk mori kurrë 74 mandate, ne ia dhuruam. Ky përbën për mua një akt po aq të rëndë sa mos mbrojtja e votës.

