Zjarr në pyjet e Lushnjës, shkrumbohen 2 ha pisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2012, 18:39
Dy hektarë me pisha janë shkrumbuar në masivin pyjor në vendin e quajtur"Shkallët e Garunjasit" në Lushnjë, si rezultat i përfshirjes nga zjarri.Forcat e zjarrfikses, falë ndërhyrjes së menjëhershme, kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit në këtë masiv pyjor. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nga raportimet paraprake dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.Ndërkaq në raportimet nga Ministria e Brendshme mbrëmjen e së martës qarku i Fierit, pjesë e të cilit është edhe rrethi i Lushnjës nuk figuronte me me asnjë vatër aktive zjarri, ndërsa në shkallë vendi numëroheshin 31 të tilla.