Zbulohet skema e vjedhjes së floririt, pranga hajdutit, hetohet argjendari
Policia e Tiranës zbulon mënyrën se si shitet floriri i vjedhur në treg. Pikërisht forcat e Komisariatit numër 1 kanë bërë të mundur ndalimin e Bledar Selmanaj 30 vjec, lindur në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dijë se Bledar Selmanaj në dëshminë e dhënë oficerëve të policisë gjyqësore ka pranuar se ka vjedhur 6 banesa në Tiranë dhe se cilat janë sendet që ai ka grabitur, por edhe ku i ka cuar ato për ti shitur.Dëshmia e këtij personi ka bërë që oficerët të nisin procedimin penal dhe për një pronar argjendarie në kryeqytet.Pas një pune intensive dhe kontrollit të realizuar në këtë argjendari, e cila ndodhet ne rrugën e Durrësit. Forcat e rendit kanë bërë sekuestrimin e një sasie floriri të vjedhur, e cila nuk ishte e paisur me dokumetacionin e duhur dhe për këtë policia ka nisur hetimet për pronarin e saj. Deklaratat e policisë se do të niste kontrollin në cdo argjendari për të parë nese disponojnë flori të padeklaruar është vënë në zbatim, kjo fale edhe hajdutëve të arrestuar.Ndërsa shtetasi Bledar Selmana akuzohet se:Me date 25.07.2012 ne rrugën "Tre Vellezerit Kondi" Tirane ka vjedhur banesen e shtetasit A. H.Me date 16.08.2012 ne rrugën "Tre Vellezeit Kondi" Tirane ka vjedhur banesen e shtetasit Y. C.Me date 28.05.2012 ne rrugën "Kristaq Cipo" Tirane ka vjedhur banesen e shtetases A. H.Gjithashtu, shtetasi Bledar Selmanaj ka qene i shpallur ne kerkim nga Komisariati i Policise Nr.4 Tirane, per vepren penale te "Vjedhjes", së baneses se shtetases M. M. me date 19.08.2012, ne rrugën "Arkitekt Kasemi"nderkohe qe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier me date 27.07.2012, ka nxjerre urdher ndalimi per kete shtetas per vepren penale te "Vjedhjes".