Referendumi për imunitetin, përplasje mes ekspertëve të 2 forcave

Nenet kushtetuese mbi bazën e të cilave do të kërkohet mbajtja e një referendumi për kufizimin e imunitetit ka shkaktuar përplasje mes ekspertëve të majtë e të djathtë. Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj, thotë se nisma e paralajmëruar e PD-së nuk mund të miratohet në Kuvend, pa marrë edhe votat e opozitës, duke iu referuar këtu nenit 177 të Kushtetutës.“Ideja për të hedhur një platformë ndryshimesh kushtetuese në referendum kërkon medeomos shumicë 3/5 e votave dhe nuk e di nëse mazhorancat e sotme i kalojnë 2/3 në Parlament” shprehet Azizaj.Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe një nga juristët më të mirë të kampit të djathtë, kërkesa do të bazohet vetëm në nenin 150, prandaj votat e opozitës kthehen në të panevojshme.“Në nenin 177 kërkohen votat e opozitës, neni 150 nuk i kërkon, kërkon vetëm 1/5 e votave si inicim, pra mjaftojnë 71 vota” tha Alibeaj.Pas deklaratës së kryeminsitrit Berisha se në dy javët e para të shtatorit demokratët do depozitojnë në Kuvend kërkesën e referendumit, PD e PS kanë replikuar për nenet mbi të cilt do depozitohet kërkesa.Demokratët kanë vendosur ti referohen nenit 150 që parashikon se 1/5 e deputetëve, çka do të thotë 28 firmëtarë, mund të marrin iniciativën ligjore për t`iu drejtuar për referendimin, por politikanë të PS-thonë se duhet një shumicë e cilësuar prej 2/3 së votave në Kuvend për miratimin e kësaj kërkese duke, iu referuar pikës 4 të nenit 177.