Viti i ri shkollor, Bashkia: Shkollat e Tiranës do të jenë gati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Gusht 2012, 18:34
Edhe shkollat më të amortizuara në kryeqytet do te jene ne kushte te rikonstruktuara dhe të lyera per te pritur nxenesit ne diten e pare te shkolles. Kështu ka deklaruar, drejtori i Ndërmarrjes numër 3 në Tiranë, Alfons Muça, sipas të cilit rikonstruksioni i 96 objekteve shkollore dhe parashkollore është drejt përfundimit.Në fazën e dytë shprehet Muça, bashkia e Tiranës ka në fokus rindërtimin e 8 shkollave dhe ndërtimin nga e para të dy shkollave 9-vjecare, “Ahmet Gashi” dhe “Servete Maçi”, ku vetëm për shkollën “Ahmet Gashi” janë vënë në dispozicion 150 milion lekë të reja.