“Rroga minimale 500 mijë lekë” Rama: Po ta bënim brenda 2 vitesh do të vdisnim për bukë

Në një dalje nga kryeministria Edi Rama u shpreh se nëse pensionet minimale bëhen 300 euro dhe paga minimale 500 euro atëherë shteti do të falimentonte brenda 1-2 vitesh.

Sipas tij, një rritje e tillë e  menjëhershme do të sillte një zi buke të paparë në vend qysh nga koha e Skënderbeut.

Rama: Disa thonë bëjeni pensionin minimal 300 euro, pagën minimale 500 euro dhe pastaj keni fytyrë të na dilni para. Nëse ne e rrisim pensionin minimal në 300 mijë lekë, në fund të vitit të ardhshëm ne duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda 2 vitesh do të përjetonim falimentimin më tragjik të shtetit, ku s’do kishte më pensione dhe qysh nga koha e Skënderbeut do të shinin se çfarë do të thotë të vdesësh për bukë.

Nëse e rrisim pagën minimale në 500 mijë lekë na duhet më pak se një vit që të futemi në krizën e parë të urisë në 500 vite histori. E thënë ndryshe, pagat dhe pensionet rriten njëlloj si të ardhurat në një shteti. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë fëmijët së tij, por nuk ka prind të përgjegjshëm që i jep edhe atë që duhet t’i japë nesër, e nesër e lë të vdesë për bukë.