Protestë për bukën në Shkodër, të moshuarit kundër rritjes së çmimeve, të rinjtë ankohen për varfërinë


Në Shkodër u mbajt protesta e parë kundër rritjes së çmimit të bukës.

Të moshuarit u ankuan dhe për rritjen e produkteve të tjera të shportës, ndërsa të rinjtë për papunësinë e varfërinë.

"Bukën e marrim me listë, ku jetojmë, si jetojmë. Pa dyshim që kjo është një krizë e cila haset jo vetëm për ne, ekonomia po i pret të gjithë."- shprehen ata. 

Edhe pse pjesëmarrja e në protestë nuk ishte e lartë, protestuesit i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrejnë zërin.

“Jo vetëm  Shkodra, por e gjithë Shqipëria është në gjumë dhe absolutisht i bëj thirrje që të zgjohet. Ky popull mirë e ka e mirë e ka ai, sepse kena vdekur ne.”

Ata kërkojnë që të mos ketë rritje çmimesh pasi shumica e qytetarëve në Shkodër janë pa punë

“60% e qytetarëve shkodranë nuk punojnë, mesazhi i kësaj proteste është, jo rritje çmimesh jo rritje karburantesh sepse karburanti është frymëmarrja e shqiptarëve."- shprehen ata.

Protestë për bukën në Shkodër, të moshuarit

Protestë për bukën në Shkodër, të moshuarit

Protestë për bukën në Shkodër, të moshuarit

Protestë për bukën në Shkodër, të moshuarit