I vodhi pacientit me Covid 60 mijë lekë, infermierja e Infektivit dënohet me 4.4 vjet burg
Nga Keti Banushi Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 11:31
Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid 19.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja e Infektivit u arrestua në janar 2021.
Ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga virusi.
Hetimi provoi se e reja kishtë terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit.
