"E dënoj me vdekje atë kriminel!" Banorët në Himarë shpërthejnë në mallkime për shembjen e banesave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 13:03
"Kriminel i papenduar, e dënoj me vdekje!"
Tensione dhe mallkime shoqëruan aksionin e fadromave të IKMT në fshatin Palasë të Himarës. Banesat e familjes Balaj, pronarë autoktonë në këtë zonë, ishin në shënjestër të IKMT.
"Jemi në presion, kemi 24 orë pa bukë, pa gjë. Erdhën me pretendimin për pastrimin e inerteve por po dhunojnë banesa, lokale, shtëpitë ekzistuese të vëllait, po i nxjerrin me dhunë.Kemi të drejtën tonë si qytetarë, nuk është faji i policëve por i atij që ka dhënë urdhrin. Na ka sulmuar para tre vjetësh."
"I ka dokumentat e sakta, nuk marrin për bazë asgjë. Si të sillemi ne me këta, kush i dërgon dhe për çfarë vijnë? Flemë në shtëpi me frikë në shtëpitë tona nga qeveria jonë.
