Bojkot mësimit, prindër e nxënës të shkollës në Maliq kundër klasave kolektive

Kur kanë kaluar dy javë nga nisja e shkollës, protestat nuk kanë të ndalur.

Prindër e nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shaban Hoxha” në fshatin Plasë të Maliqit kanë tubuar sërish duke kundërshtuar mësimin në klasa kolektive.

Sipas tyre nuk është e mundur që një fëmijë në klasë të dytë të marrë dije së bashku me një të klasës së katërt.

"Është një çorientim i madh, nuk do ti lëmë fëmijët të bëjnë mësim."

Prindërit thonë se janë ankuar në institucionet e Maliqit por nuk kanë marrë një përgjigje.

"Prita përgjigje në email, as përgjigje, asgjë".

Shprehen se janë të gatshëm ti dërgojnë fëmijët dhe në një shkollë më të largët, me kushtin që mësimi të jetë sipas standardeve.

"Të bashkohen dy fshatra bashkë por fëmijët të jenë të së njëjtës klasë."

Sipas përfaqësuesve të bordit të prindërve, nxënësit nuk do të lejohet që të zhvillojnë mësimin deri në një vendim nga institucionet për ndarjen e klasave.