Ministrja suedeze në Tiranë: OSBE e gatshme për ti dhënë ekspertizën Shqipërisë
Ministrja e Jashtme e Suedisë njëkohësisht kryesuese e OSBE, Ann Linden, në vizitën e zhvilluar në Shqipëri e ka vënë theksin te bashkëpunimi me Shqipërinë.
Madje ajo nënvizoi gatishmërinë për të dhënë ekspertizën në reformat e kërkuara prej Shqipërisë.
"Unë përkrah ofertën e OSBE-së për të dhënë asistencë, ekspertizë në këtë fushë dhe në fusha tjera përkatëse."
Hapja e negociatave është mbështetur nga Suedia, ndaj Lindën e konsideron një vendim të rëndësishëm.
"Vendimi i BE-së për të çelur negociatat për anëtarësim për Shqipërinë është një rrugë kilometrike e marrëdhënieve tona, është një njohje e punës së kryer nga qeveria juaj dhe populli shqiptar."
Nga ana tjetër ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, nënvizoi rëndësinë që ka angazhimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB, por dhe në OSBE.

Megjithatë ajo shtoi se pavarësisht situatave ku është rajoni, përpjekjet për stabilitet kanë dhënë rezultat.
"Ne kemi sot disa mundësi konkrete, për të bashkëpunuar ngushtë me forume të rëndësishme ndërkombëtare si OSBE, apo si Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara, ku vetë rajoni pavarësisht vështirësive dhe momenteve delikate, si ai i tensionit në veri të Kosovës ka hedhur hapa shumë të mëdha përpara në rrugën e zhvillimit, stabilizimit dhe bashkëpunimit."
Megjithatë Xhaçka u shpreh kritike për qëndrimet e unionit.
"Ka një paqartësi që vjen nga BE lidhur me hapat e mëtejshëm të rajonin të procesin e integrimit europian."
Në qëndrimin në tiranë Linden zhvilloi takime dhe me presidentin Meta ku u nënvizua bashkëpunimi ndër vite mes OSBE./Ora News/

