Aksioni "lahet" me lot në Himarë, pronari qan pronën e rrënuar nga IKMT

Fotaq Bala nuk i mbajti dot lotët teksa pa fadromat e IKMT duke i rrënuar pronën. Të njëjtin fat me të pati edhe i vëllai Artan Bala.

Pronat i kanë trashëguar nga i ati Hilë Balaj, pronar autokton.

Vëllezërit janë pronarë të tre objekteve që do të shemben ditën e sotme.

Në total në zonën e Himarës IKMT parashikon shembjen e 15 objekteve, prej tyre një banesë dhe pjesa tjetër bare, restorante, njësi prej metali dhe dërrase.