Gratë në politikat e sigurisë kombëtare, Yuri Kim: Institucionet e sigurta, të nevojshme për Reformën në Drejtësi
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim në konferencën e Institutit për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare, ka theksuar mbështetjen për një kontribut edhe më të madh të tyre në rajon. Edhe një herë ajo nënvizoi tre prioritetet e SHBA.
"Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Por, siguria është një fill i përbashkët që përshkon të treja këto përparësi. Institucionet e sigurta dhe demokratike janë të nevojshme për zbatimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, për më pak korrupsion, për më shumë investime të huaja."
Kim nënvizoi rëndësinë e rikthimit të grave në vendet e tyre pas programeve të realizuara nga SHBA.
"Të kthehen në vendet e tyre me aftësitë që kanë përfituar, për ti zbatuar në vendin e tyre
ju përfaqësoni institucione të ndryshme publike dhe private në Shqipëri dhe Kosovë, secila prej jush ka perspektiva të vlefshme për të ndarë. Europa dhe bota ka nevojë për perspektiva rajonale, por dhe kontributin tuaj."
Angazhimi i grave në politikë dhe në biznese është konsideruar si një faktor i rëndësishëm në zhvillimin shoqëror të vendeve të Ballkanit./Ora News/


