U merr flakë bombola ndërsa gatuanin, shmanget shpërthimi në banesë

Një bombol gazi i ka rrezikuar jetën një familje me katër anëtarë në lagjen "Pavarësia" në Vlorë, pranë bishtit të Kalldrëmit.

Mësohet se ndërsa po gatuanin u ka marrë flakë bombola e gazit duke duke rrezikuar shpërthimin.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të parandaluar një rrezik akoma dhe më të madh.

Banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati në këtë zonë.