Ballkani pjesë e BE-së, Basha: 31 vite pas rrëzimit të dikaturës, shqiptarët ende me sytë nga Europa
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.
Para nisjes së Samitin Partive Popullore Europiane, Basha ka publikuar një video-mesazh, ku dhënë theksin e rëndësisë e integrimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Kreu i selisë blu thekson se edhe 31 vite nga rrëzimi i diktaturës ëndrra e shqiptarëve, sipas tij është të jenë si gjithë Europa.
"Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.
Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë. Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen: ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.
Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne presim nga ky samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë" tha Basha.
