Ardi Veliu shkarkohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit?
Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lajmi ende nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme.
Por burimet jozyrtare bëjnë me dije se shkarkimi ka ardhur pas takimit kokë më kokë që kryeministri Rama ka pasur me kreun e policisë, i cili tashmë duket se po përgatitet për dorëzimin e detyrës.
Vetë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i pyetur direkt për këtë çështje nga deputeti demokrat Luan Baçi dha këtë përgjigje në Komisionin e Sigurisë.
"Do ta merrni vesh në kohën e duhur."
Pas këtij komenti të Çuçit në Komision, burime zyrtare nga Kryeministria kanë deklaruar se Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga posti i kreut të Policisë së Shtetit.
Veliu u emërua drejtori i Policisë së Shtetit me firmën e kryeministri Rama, i propozuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me 5 shkurt 2018.
Asokohe ai ishte drejtor i policisë së Tiranës.