Shqiptari nga Kanadaja që ndan me botën copëza të historisë shqiptare
Luka Lamaj është një student shqiptar nga Kandaja, i cili moderon poadcast-e (emisione audio për web).
Në një intervistë për "Ditë e Re" Luka thotë se në emisionin e tij ai trajton tematika që nuk janë trajtuar më parë, siç janë pjesë të historisë shqiptare, ballkanase dhe botërore që nuk i njohin të gjithë.
Gjithashtu, Luka pohon se emisionet dëgjohen në 31 vende të botës.
"Shkenca dhe historia kanë qenë gjithmonë pasionet e mia. Shkencën vendosa ta ndjek duke e studiuar, ndërsa historinë duke bërë emisionet poadcast. Janë histori të ndryshme të veçanta nga e gjithë bota.
Si fillim doja të bëja vetëm historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit, por më vonë u zgjerova duke trajtuar tema historie nga e gjithë bota. Poadcast-et dëgjohen në 31 vende" thotë Luka.
