Avioni “fantazëm” për drogë? Mjeti i braktisur në Vermosh dyshohet se u modifikua për trafik

Avioni sportiv që u rrëzua të hënën në Vermosh të Malësisë së Madhe është i gjithi i ndërtuar në mënyrë artizanale.

Atij i mungojnë të gjitha shenjat dalluese si flamuri dhe dokumentet e origjinës, sikurse policia nuk gjeti brenda tij asnjë dokument apo të dhënë për personat që fluturonin me të.

Fluturimi deri më tani rezulton se ishte i jashtëligjshëm, pasi një asnjë kullë kontrolli nuk ka dijeni.

Ndaj të zbuluar itinerarin e lëvizjes dhe për të zgjidhur misterin e krijuar, autoritetet shqiptare thonë se po punojnë me homologët në Kosovë e Mal të Zi.

Mjeti fantazëm dhe zhdukja e udhatëve ka ngritur dyshime për një tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogës me avion, skenar i tentuar disa herë ndër vite në Shqipëri.

Por fakti se avioni është i gjatë vetem 6 metra dhe me kapacitete të vogla transportuese e mbështet këtë pistë vetëm në rast se do të bëhen fjalë për lëndë të forta narkotike ose test për rrugë të trafiku mes Shqipërisë e Malit të Zi.

Dëshmitë e banorëve të zonës, ndërkohë kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes së pazakontë në mes të maleve dhe kanë ngritur pikëpyetje.

Një bari ka treguar se pasi avioni dështoi të ngrihet. Ai pa dy burra dhe një grua që për minuta me radhë larguan materiale nga avioni drejt një makine, por nuk di të thotë çfarë, pasi ata nuk e lejuan të afrohet.

Prej atij momenti, ata kanë humbur çdo gjurmë dhe dyshohet se kanë dalë drejt Malit të Zi, pasi kufiri ndodhet vetem 800 metra larg.

Për të mbërritur tek udhëtarët misterioze, ekspertët shqiptarë kanë në dorë vetëm shenjat e gishtave në avionin që braktisën mes Alpeve duke rikthyer diskutimin për “mushkonjat e drogës”, siç u pagëzuan avionët e vegjël të përfshirë në tentativë trafiku.

Avioni “fantazëm” për drogë? Mjeti i braktisur