Një ditë pas atentatit në Elbasan, xhami i makinës së pronarit të servisit i bërë shoshë nga plumbat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Tetor 2021, 10:04
Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku dy persona humbën jetën nga një atentat me armë zjarri, kjo makinë ka mbetur si dëshmi e asaj çfarë ndodhi.
Siç mund ta shikoni në pamje, xhami i pasëm i mjetit në pronësi të pronarit të servisit e cila ishte parkuar në vendin ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë mjeti tip "Volvo" me të cilën u krye atentati u gjet i djegur në këtë rrugë në Balldre, siç mund ta shikoni në video.
Ishte ora 19:30 kur Lulzim Bitri dhe Ardjan Çollaku u qëlluan me breshëri plumbash ndërsa lëviznin në këmbë pranë një pike karburanti.
Bitri mbeti i vdekur në vend ndërsa Çollaku ndërroi jetë në spital pak orë më vonë.

