"Foltorja" ndalet nesër në Gjirokastër, Berisha: Vetëm të bashkuar fitojmë

Ish-kryeministri, Sali Berisha do të zhvendosë foltoren e Pd-së  këtë herë në qytetin e Gjirokastrës.

Nëpërmjet një postimin në Facebook, Berisha njofton se takimi do të mbahet, ditën e mërkurë, 6 tetor, ora 18:00, në sallën e hotel Olimpik.  

Ish-kryeministri fton në foltoren e Pd-së demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës.

Ky është takimi i 6-të që që ish-kryeministri Berisha po zhvillon me demokratët pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar me vendimin e Bashës.

Takimi i fundit i Berishës me mbështetësit e tij u zhvilluan në qytetin e Shkodrës.

"Njoftim!

Neser, diten e merkure me daten 6 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Hotel Olimpik te qytetit te Gjirokastres  do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe  demokratët e Gjirokatstres  te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb"