"Kafen dhe ujin i paguan kryetarja, nesër mendohuni mirë", batuta e Kodhelit me anëtarët e Komisionit
Mbledhja e Komisionit të Jashtëm, i cili drejtohet nga Mimi Kodheli, u shoqërua sot me nota humori dhe irone njëherazi. Ka qenë kryetarja e këtij komisioni, Mimi Kodheli ajo që ka shkaktuar të qeshura dhe humor në sallën e mbledhjes, pasi njoftoi se kafet e deputetëve dhe ujin do e paguante ajo me rast mirëseardhjeje.
Tomor Alizoti: "Do doja që Komisioni të ishte më politik. Është bërë shumë teknik. Në këndvështrimin tim Shqipëria është një vend i prapambetur."
Mimi Kodheli: "Faleminderit ambasadorëve, jeni të lirë të shkoni nëse e keni konsumuar kafen. Meqë jemi te kafja, ju siguroj se këtë ujin dhe kafen nuk e paguan Parlamenti, e paguan kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herën tjetër mendohuni mirë.
Pastaj kemi ca sekretarë që thonë kafen përpara mbledhjes se nuk lejohet. Nuk lejohej për arsye sigurie mos kishim shishe se dikur i gjuanim njëri-tjetrit, por nuk është ky rasti. Jo që ta dini se mos është gjithmonë kështu, pro nuk është gjithmonë kështu. Sot lajmin e kemi bërë që unë kam paguar kafet, por do t'i paguaj. Ky ishte lajmi sot."
Batuta e Kodhelit shkaktoi të qeshura gjat m,bledhjes, ndërkohë që ajo u shpreh se ishte kënaqësi që do paguante.
